Sindi dhe Blerimi bashkohen me njëri-tjetrin

Sindi dhe Blerimi bashkohen me njëri-tjetrin

June 1, 2021 0

Pas përfundimit të “Për’puthen”, Sindi dhe Blerimi janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. Ata janë parë shpesh bashkë dhe madje Sindi shprehu hapur dëshirën për takime të tjera me Blerimin disa ditë më parë.

Ajo postoi në Instagram një foto me Blerimin dhe përkrah shkroi:

“Na duheshin edhe disa takime të tjera”, “Sigurisht o diamant që bën dritë”, iu përgjig Blerimi.

Edhe mbrëmë, ata të dy kanë dalë bashkë me Princin për të darkuar. Sindi ka publikuar sërish një video të Blerimit ku ai shihet duket folur në celular.

“Shumë i zënë je Blerim”, shkruan ajo.

Blerimi e ka ripostuar videon dhe me këtë rast ka thumbuar Arjan Konomin.

“Jo unë interesin për ty zemër e kam vetëm me kamera hapur siç thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, ia ka kthyer Blerimi Sindit.