“Covid” dhe “angazhimet” ndanë Rita Orën nga Romain
March 5, 2021Zëdhënësja e regjisorit me origjinë greko-franceze, Romain Gavras konfirmoi për “MailOnline” se marrëdhënia me Rita Orën ka mbaruar prej ‘muajsh’.
“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”, tha ajo.
Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimetg së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Para disa muajsh u raportua se gjërat mes tyre ishin bërë familjare, sepse Rita dhe Romain u panë në një kafe me motrën e këngëtares, Elena Ora.
Daily Mail raportoi se Rita dhe Romain po kalonin një krizë në çift dhe shkak ishte bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.
Pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.
Ishte Romain ai që mohoi lajmet për ndarjen, por ndarja s’ka mundur të mbahet dot sekret për më gjatë./revista.one/