Paqe, Noizi kthehet aty ku u grind me Ledionin

Paqe, Noizi kthehet aty ku u grind me Ledionin

March 5, 2021 0

Noizy do shkelë për të parën herë pas shumë kohësh në studio e Top-it të dielën e datës 14 Mars.

Ai do jetë i ftuar special në sezonin e ri të programit “Portokalli” i cili do të nisë me një varg ndryshimesh dhe riformatimesh.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Rezart Veleshnja përmes një videoje nga prapaskenat e xhirimit të Portokallisë së parë të sezonit të ri.
Noizy, gjatë ndarjes së cmimeve “Top Awards” pati shpërthyer në ofendime ndaj Ledion Liços, atëbotë prezantues dhe bashkëproducent i programit pasi ky i fundit kishte bërë një thumbim tërësisht pa kripë për mosprezencën e reperit në event.
Situata kishte shkuar deri në bojkot të Noizyt nga Top Channel dhe kronika negative për figurën e reperit të cilat kishin mbërritur deri në edicionet qendrore informative.

Por me shkëputjen e Liços nga televizioni, mesa duket gjërat kanë ndryshuar./ Revista.one/