“S’lëpijmë ku pështyjmë”, Andi dhe Melisa: Pse nuk u kthyem në “Për’puthen” reunion
June 5, 2021Në një intervistë për “Prive”, Andi dhe Melisa kanë treguar më shumë për jetën e tyre si çift. Ndër të tjera, ata kanë zbuluar pse nuk morën pjesë në javën e fundit të “Për’puthen” reunion, si dhe në festën e organizuar me të gjithë ish-konkurrentët.
Andi: Për mendimin tim, “Për’puthen” e kanë bërë njerëzit, që do të thotë se për çdo vendim apo për çdo gjë që është bërë aty brenda, kanë qenë njerëzit në mënyrë indirekte që vendosnin çfarë duhej bërë dhe për këtë arsye kanë ndodhur shumë gjëra që kanë dalë të paparashikuara dhe gjëra që nuk duheshin bërë, siç ishte dalja ime me një person tjetër. Unë, kurrsesi nuk kam pasur asgjë me atë person, asnjë puthje në faqe nuk e kemi shkëmbyer sepse ka qenë loja e atillë, të dalim.
Melisa: Për pjesën e reunion, në fakt jo vetë autorja, por dikush tjetër që ishte I brendshëm I emisionit na ka ftuar tek java e fundit e programit, por ne kemi refuzuar dhe domosdoshmërisht as te festa nuk mund të ishim. Unë të paktën nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë. Eksperiencë e bukur, me gjithë ato kleçkat e veta, por gjithsesi…”
Andi: Ka gjetur tenxherja-kapakun. Është nje eksperiencë shumë e bukur që çdo njeri ka të drejtën ta provojë e të gjitha dhe nuk kemi asgjë kundra dhe me pjesën e “Top Channel” sepse normalisht është perandori…
Melisa: Është thjesht një person.
Andi: Mendimi im është i tillë, e kupton