“Ai nuk ka bërë asgjë për mua”, Ledjana shpërthen ndaj Mevlanit, tregon edhe të vërtetën e këngës së tij

“Ai nuk ka bërë asgjë për mua”, Ledjana shpërthen ndaj Mevlanit, tregon edhe të vërtetën e këngës së tij

June 5, 2021 0

Bukuroshja Ledjana Prenga vendosi që rrëfimin e parë pas ndarjes me Mevlanin ta bënte në limuzinën e ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku. Pasi qëndroi gjatë në heshtje për ndarjen e saj me Mevlanin, Ledjana Prenga rikthehet në ekran ku rrëfeu të vërtetat e saj përfshirë edhe arsyen e ndarjes me Mevlanin si dhe komentoi të vërtetën e këngëve të tij.

Ester Bylyku: Cili është gjesti më fallso që Mevlani ka bërë për ty?

Ledjana Prenga: “Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë.”

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: “Jo nuk kthehem më me të.”

E martuar në Belgjikë?

Pasi dha versionin e saj të ndarjes nga Mevlani preku dhe një temë që është përfolur shumë nga mediet.

Ester Bylyku: Ku ka zë nuk është pa gjë! Ështe thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpikin kot si qëndron e vërteta?

Ledjana Prenga: Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë.

Ledjana sqaroi edhe raportet me Melisën. Zënka e tyre nisi pas një postimi nga ana e saj në Instagram. Mediet e interpretuan sikur ishte dedikim për Melisën, por në fakt nuk ishte. Pasi theksoi se vajzat nuk kanë kontakt me njëra tjetrën dhe nuk janë sqaruar Ledjana shtoi: ”Nuk mund të më thuash mua fallco, në një ambient ku unë nuk jam e pranishme. E për më tepër kur vetë çfarë nuk ke bërë.”. /RTVora/