Atdheu pohon ndarjen me Sarën, i heq vizën edhe Andit, shokut që ia punoi pas krahëve
June 7, 2021Përmes një storie në profilin e tij zyrtar në Instagram ish-konkurrenti i “Për’puthen” Atdheu ka shkruar se është e vërtetë se ka përfunduar lidhjen me Sarën.
Ai ka shkruar se ishin në njohje e sipër mirëpo i kanë ndarë rrugët duke mos zbuluar arsyen apo detaje tjera.
Tutje, Atdhe Xheravina ka shkruar se së fundmi ka pasur disa probleme personale shkak i të cilave nuk ka mundur t’i lajmëroj publikun për ndarjen me Sara Malajn.
Ndërkohë ai shkruan se ju ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ja kanë punuar pas krahëve. Dhe siç të gjithë mund ta kuptoni, bëhet djalë për Andi Artanin. Ky i fundit dje u pa në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij e duket se ky fakt e ka irrituar Atdheun.
“Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkruan Atdheu.
revista.one/