E telefonoi babai, Stresi tërheq “mbështetjen” për Agron Shehajn: PD ka vetëm një kryetar, Bashën!

E telefonoi babai, Stresi tërheq “mbështetjen” për Agron Shehajn: PD ka vetëm një kryetar, Bashën!

June 7, 2021 0

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka publikuar në Instastory një video, ku thotë se ai ka mbështetur Agron Shehajn dhe gjithë të tjerët brenda PD-së, porse për të kreu i vetëm i PD është Lulzim Basha.

Stresi tregon se babai Sali Lushaj e mori urgjentisht në telefon në Tirana duke e pyetur se pse e ka mbështet Agron Shehaj që të bëhet kryetar, kur dihen raportet e tyre të afërta me Berishën dhe Bashën.

Mesa duket e gjitha ka qenë një keqkuptim, pasi Stresi qenka treguar zemërgjerë duke i uruar të mirën të gjithë kandidatëve.

E gjithë kjo vjen pas në një postim të Agron Shehajt në Facebook, Stresi ka komentuar: Të prift e mbara!

revista.one/