Bearti e harron Tean, pushime në jug me një bukuroshe

Bearti e harron Tean, pushime në jug me një bukuroshe

June 13, 2021 0

Beart Rexhepi i “Për’puthen” ka treguar se po i kalon pushimet në jug të Shqipërisë, në shoqërinë e një vajze seksi e cila quhet Juliana.

Ata trokasin gotat me njëri-tjetrin dhe kaq u desh që fansat të aludojnë për një lidhje të re, pas ndarjes nga Tea.

As Bearti dhe as vajza në fjalë s’kanë reaguar ende për këto lajme.

Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët si gjithmonë janë treguar shumë të interesuar për çdo detaj në lidhje me jetën e Beartit. Njëri prej tyre e ka pyetur, ish-konkurrentin e “Për’puthen” nëse do të bëhet pjesë e ndonjë filmi. Bearti as e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar këtë gjë, duke u përgjigjur thjesht “Ndoshta”.

Kujtojmë se para disa ditësh Bearti ka dhënë një intervistë edhe për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

revista.one/