(Video) A rikthehet në krye të PD? Berisha nuk e përjashton

(Video) A rikthehet në krye të PD? Berisha nuk e përjashton

June 13, 2021 0

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

revista.one/