Ledri, pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harrova tekstin në skenë
June 15, 2021Pas një viti, reperi Ledri Vula i është kthyer koncerteve, duke kënduar në bregdetin shqiptar. E pas kësaj Ledri ka folur për Express se si është ndier në skenë pas rikthimit të tij pas pothuajse një viti
Lehtësimi i masave anti-Covid ka bërë që të rikthehen në mënyrë të pjesshme edhe koncertet.
Derisa në Kosovë ende nuk dihet për fatin e klubeve se kur do të hapën, në Shqipëri tashmë janë të lejuara koncertet e hapura dhe në vikendin e kaluar ai e ka mbajtur një koncert në mesditë në Shëngjin.
“Më kishte marrë malli tepër. Nuk e besojsha që po ndodh. Nuk po di, e kam gabuar tekstin nja dy-tri herë”, ka thënë Ledri për Gazetën Express.
“Në fund e përfundova, më shpresën që nuk është i fundit”..
utje, ai ka thënë se gjatë këngëve disa herë ka dashur të flasë ndonjë gjë, por ai vazhdonte të këndojë.
Ditë më parë, Ledri solli në treg këngën “Marr”, e cila këngë është pritur mirë nga fansat dhe ka më shumë se 3.5 milionë klikime. /Gazeta Express/