Gjermania dorëzohet në “Allianz Arena”, Franca favorite për EURO 2020

Gjermania dorëzohet në “Allianz Arena”, Franca favorite për EURO 2020

June 15, 2021 0

Mbrëmja e yjeve në “Allianz Arena” përfundon me fitoren e Francës. Kampionët e botës të udhëhequr nga Mbappe e Benzema triumfojnë përballë Gjermanisë në supersfidën e Grupit F duke treguar klasin dhe forcën.

Përpara 14500 tifozëve, shumica gjermanë, ndeshja mes titanëve nisi e qetë dhe skuadrat më shumë studionin njëra tjetrën por në minutën e 20’ pas një asisti nga Pogba, Hernandez hedh një tope në qendër dhe Hummels gabimisht çon topin në portën e tij. Franca në avantazh zgjon panzerat që provojnë me Muller me kokë duke iu afruar golit.

Franca përpiqet të menaxhojë avantazhin ndërsa Gjermania tenton me gjuajtje jashtë zone që gjithsesi rezultati nuk ndryshon as me nisjen e pjesës së dytë por ritmi është plotësisht ndryshe.

Gjermania rrit presionin nga krahët me Gosens që gjen Gnabry dhe ky i fundit e çon topin mbi traversë. Franca kundërpërgjigjet me Rabiot i cili godet shtyllën në 52’ dhe që mund të mbyllte ndeshjen ndërkohë që ka edhe tension. Rudiger kapet nga kamerat në tentative duke kafshuar Pogba pas shpine që gjithsesi nuk ka shumë qartësi.

Në minutën e 67’, Kyliam Mbappe tregon klasin e tij me një supergol që nuk vlen pasi VAR sinjalizoi një pozicion jashtë loje të sulmuesit kur mori topin.

Gjermania përpiqet të bëjë diçka në fushë teksa i mungon forca goditëse dhe Franca gjen sërish golin me Benzema në 86’ por edhe në këtë rast anulohet me VAR për pozicion të parregullt.

Minutat e fundit janë emocionuese por gjithsesi rezultati nuk ndryshon dhe Franca merr supersfidën e Grupit F duke treguar se është ajo favoritja e Kampionatit Europian