Vdekja e dy elektricistëve, në pranga drejtori i OST, Fier dhe inxhinieri
June 16, 2021Vdekja e dy elektricistëve çon në pranga drejtorin e OST Fier dhe vartësin e tij, njoftoi policia sot në mëngjes. Drejtuesi dhe inxhinieri akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dhanë urdhër të punohej jashte rregullave te sigurimit teknik.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.
revista.one/