Gjirokastër, pedofili 61 vjeç ngacmon 3 vajza të mitura

Gjirokastër, pedofili 61 vjeç ngacmon 3 vajza të mitura

June 16, 2021 0

Një 61 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe”, thotë policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

revista.one/