Ami dhe Ermali tregojnë si u prekën nga Covid: Në fillim na thanë s’keni…
March 6, 2021Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në prorgamin “Dua të të bëj të lumtur”, ku iu përgjigjën mjaft pyetjeve nga moderatorja Arbana Osmani.
Gjatë intervistës me moderatoren Arbana Osmani, dyshja rrëfyen betejën me Koronavirusin.
“Në fillim thonim “Jo se nuk është Covidi”, por doli që ishte. Megjithatë e kaluam lehtë”, treguan çifti.
Ndër të tjera, Ami dhe Ermali folën dhe për historinë e tyre të bukur të dashurisë. Ami tha se 10 vitet e tyre si të martuar kanë qenë shumë intensivë për ta, por shumë të lumtura.
Kujtojmë se dje, Amarda ka festuar 39-vjetorin e saj. Ajo e nisi ditën dje mjaft bukur pasi është surprizuar nga stafi i saj dhe dhuratat që i kanë bërë ata.