Tea tregon kur nisi historia e dashurisë me Beartin

Tea tregon kur nisi historia e dashurisë me Beartin

March 6, 2021 0

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” që transmetohet në Top Channel është trajtuar historia e një gruaje, e cila pas shtatzanisë kishte shtuar peshë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka qenë e ftuara speciale për t’i dhënë një mesazh mbështetës, e cila gjithashtu kishte pasur probleme me peshën.
Në “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi se historia e dashurisë me Beartin kishte nisur që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen” .

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë. Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem”, tregoi Tea.