I dashuri i Dua Lipës ka ditëlindjen, e zë gjumi me flamurin shqiptar

I dashuri i Dua Lipës ka ditëlindjen, e zë gjumi me flamurin shqiptar

June 24, 2021 0

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e të dashurit të saj, modelit Anëar Hadid.

Ajo e befasoi partnerin në një mënyrë shumë të veçantë, teksa i kishte organizuar një festë madhështore siç rëndom ndodh në raste të tilla.

Pas përfundimit të kësaj mbrëmjeje, 25 vjeçarja postoi një imazh në InstaStory të Hadid duke fjetur së bashku me qenin e tyre, Dexter.

Vëmendjen e mori përshkrimi interesant që bëri krijuesja e hitit “Levitating”. Tek Anwar, ylli nga Kosova vendosi flamurin kuqezi, duke e bërë të mendojë për shqiptarët edhe kur është në gjumë.

Anëar ndërkohë ka vizituar Kosovën në muajin gusht, në kohën kur vetëm sa kishte filluar lidhjen me artisten Lipa.

Po ashtu, kanë qenë së bashku në festivalin “Sunny Hill”, në të cilin njëherësh organizator është babai i saj, Dukagjin Lipa.

revista.one/