(video) Momenti kur plagoset në lokal “Shele”, një person i afrohet dhe e qëllon pa pushim

(video) Momenti kur plagoset në lokal “Shele”, një person i afrohet dhe e qëllon pa pushim

June 24, 2021 0

Një ngjarje e denjë për skenar filmash ka ndodhur në Serbi, ku ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar me inicialet M.SH, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Të shtënat kanë ndodhur në një lokal, kurse i plagosuri është i njohur me nofkën Shele. Sipas mediave serbe, ai ka pësuar tri plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sulmuesi që bartë maskë dhe i afrohet viktimës që ishte i ulur në oborrin e një kafiteri, dhe pa u menduar dy herë fillon të shtie në drejtim të tij.

Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe se është vënë në kërkim të sulmuesit. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.