“Sa t’kom dasht”, Ermal Fejzullahu dhe Gjiko nxjerrin këngën verore
June 25, 2021“Sa t’kom dasht” mban titullin bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut dhe reperit Gjiko. Kënga e tyre e re është ritmike dhe hip-hop.
Kënga është produkt i producentit Big Bang në studion RedBox Entertainemnt, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Gjiko dhe Skerdi.
“Sa t’kom dasht” vjen për publikun e vizualizuar edhe me një klip mjaft veror. Këto skena që janë xhiruar në bregdetin shqiptar.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur Valon Aziri.
Ermali dhe Gjiko ndër vite kanë treguar se dinë të jenë të suksesshëm në bashkëpunime. Kënga e tyre e vitit 2016, e titulluar “Hajmali” ishte një hit i padiskutueshëm me mbi 16 milionë klikime në YouTube deri më tani.
revista.one/