Martesa e Big Mamës, këndon me shoqet “Kanagjegji”

Martesa e Big Mamës, këndon me shoqet “Kanagjegji”

June 25, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Kanagjegji” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit turbo folk me elemente popullore.

Kënga është produkt i kompozitorit Ebrar Mazhar, ndërsa për vargjet është kujdesur tekstshkruesi i njohur shqiptar, Avni Qahili.

“Kanagjegji” vjen e vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili përbrenda ngërthen traditën shqiptare të përcjelljes së vajzave në shtëpinë e burrit.

Klipi është xhiruar në Prizren nga produksioni XL Films.

Në videon muzikore të këngës, Big mama shfaqet me veshje kombëtare shqiptare, tamam si një nuse e vërtetë.

Përkundër faktit që i këndon “kanagjegjit” në këngë, Big Mama vazhdon të mbetet beqare.