“Gjaku lahet me gjak”, letra mes luleve për 23-vjeçarin shqiptar që u masakrua për vdekje

“Gjaku lahet me gjak”, letra mes luleve për 23-vjeçarin shqiptar që u masakrua për vdekje

July 8, 2021 0

Mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita” në Montava të Italisë, ku disa ditë më parë u masakrua me shkopinj bejsbolli e shufra hekuri i riu shqiptar. Atilia Ndreca, ishte lënë një mesazh tronditës. “Gjaku lahet me gjak”, shkruhej aty. Mediat italiane thonë se letra u gjet nga karabinierët që hetojnë sulmin brutal, autorët e të cilit janë ende të lirë.

23 vjecari shqiptar ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të cilët e operuan dy herë.

Italiani 35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari, i cili u sulmua së bashku me të, përfundoi në koma. Sipas forcave të rendit në vendin fqinj, shqiptarit dhe italianit i kishin zënë pritë në parking grup 4 apo 5 personash, të cilët i kanë goditur pa pushim.

Mësohet se ata të dy janë telefonuar nga një i njohur, i cili i kishte lënë takim shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Sapo mbërritën aty, Ndreca dhe italiani u rrethuan nga agresorët, që pasi i rrahën keqas, u larguan me shpejtësi. Policia italiane po heton mbi disa pista, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një larje hesapesh.