(VIDEO) Bledi Strakosha publikon veten duke bërë botox në një klinikë: Hera e dytë që e bëj!

(VIDEO) Bledi Strakosha publikon veten duke bërë botox në një klinikë: Hera e dytë që e bëj!

July 8, 2021 0

Moderatori Bledi Strakosha ka publikuar në rrjetin e tij social, në “Instagram” një video ku ka treguar momentin kur ka bërë botox për herë të dytë. 

Ai u shpreh se ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka thënë se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe rrudhat e shprehisë në ballë.

“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi Strakosha.