Shkëlqen me 11 gola 19-vjeçari, “Chelsea” i ofron Armando Brojës kontratë afatgjatë

Shkëlqen me 11 gola 19-vjeçari, “Chelsea” i ofron Armando Brojës kontratë afatgjatë

July 9, 2021 0

Klubi londinez i manjatit rus, Roman Abramovich, nuk ka ndërmend ta lëshojë nga duart talentin shqiptar Armando Broja, i cili sezonin e shkuar arriti të veshë edhe fanelën e kombëtares kuqezi.

Kampionët e Europës, që aktualisht drejtohen nga gjermani Thomas Tuchel, i kanë ofruar Brojës të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare, e cila përfundon në vitin 2026.

Sulmuesi 19-vjeçar, sezonin e kaluar ka shkëlqyer në radhët e Viteses, ku ka luajtur si lojtar i huazuar, në 30 ndeshje Broja shënoi edhe 11 gola për skuadrën holandeze.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja pritet të jetë në ndeshjet parasezonale me Chelsean, në pritje për të mësuar emrin e ri të skuadrës, ku me shumë gjasa do të huauzohet për sezonin e ardhshëm.

“Një nga interpretuesit më mbresëlënës në lojtarët e huazuar të këtij viti ishte Armando Broja, i cili u bashkua me Vitesse verën e kaluar pasi bëri debutimin e tij në Chelsea në moshën 18 vjeç në ndeshjen e fundit para pandemisë, fitoren tonë 4-0 ndaj Everton në Mars 2020. Ai do të bëhej një nga tw rinjtw më produktiv në të gjitha divizionet më të mira të Evropës, me 11 gola dhe 3 asistime në 36 ndeshje, duke e bërë atë golashënuesin e tyre kryesues së bashku me Loïs Openda.

Përpjekjet e Broja nuk kanë kaluar pa u vënë re te Chelsea, padyshim, dhe siç u përfol më parë, ne jemi të vendosur të fillojmë negociatat me sulmuesin e ri mbi një zgjatje të kontratës. Marrëveshja fillestare tre-vjeçare profesionale e 19-vjeçarit skadon në verën e ardhshme”, shkruan faqaj zyrtare e klubi Chelsea.

revista.one/