Ç’ndodhi me Muratin? Ola tregon si e ndërpreu bashkëjetesën me djalin turk të “Për’puthen”

Ç’ndodhi me Muratin? Ola tregon si e ndërpreu bashkëjetesën me djalin turk të “Për’puthen”

July 9, 2021 0

E ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” ditën e djeshme, ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen”, Ola Zenelaj zbuloi për herë të parë mbi raporton që ka ajo me Muratin, pas daljes nga program i dashurisë.

Ola rrëfeu se nuk janë çift dhe se Murati e ka hequr nga “Instagram”-i. “Çfarë i bëre ti?”, e pyeti Manushi, por ish-konkurrentja u përgjigj shkurt “Asgjë”.

Vetë ajo nuk e ka hequr ende Muratin nga rrjetet sociale. “Unë rri e shikoj dhe adhuroj”, tha ajo duke qeshur.

Ola dhe Murati vendosën më 21 maj të dalin çift nga “Për’Puthen teksa kanë zbuluar edhe plane të tjera për marrëdhënien e tyre jashtë studios.

E pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë çifti e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë sapo Murati të ndryshojë shtëpinë.

Bora: Çfarë ishte kjo puna e 1 qershorit?

Ola: Murati do të ndryshojë shtëpi dhe më ka ftuar në shtëpi për pjesën e bashkëjetesës.

Murati: Unë e kam qef Olën dhe ajo mua dhe pse jo të bëhemi një çift.

Ola tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më herët. Aty kishte takuar ortaken e tij dhe hallën gjithashtu. Kjo gjë i ka krijuar asaj besim.

revista.one/