‘Miss Universe’ Tuti Sejdiu rrëfen se u përdhunua kur ishte 13 vjeçe: Më trafikuan në Kosovë dhe Serbi

‘Miss Universe’ Tuti Sejdiu rrëfen se u përdhunua kur ishte 13 vjeçe: Më trafikuan në Kosovë dhe Serbi

July 13, 2021 0

“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Në një intervistë, Sejdiu thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.

19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, shtoi ajo në një intervistë për ATV.

“Unë shpresoj që të vendoset drejtësia, sepse 5-6 vite jemi tu luftu, personi që më ka bë të gjitha këto gjana, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të korruptuar. I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që vendosne dorën në zemër se sot më kandodhë mu nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fort, edhe pse babai është larg meje”, tha Sejdiu.

19-vjeçarja ka thënë se për këtë rast është dënuar me 3 vite një person, e se ajo vazhdon të merr provokime nga familja e trafikantit.

“Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në burg, ai që ka qenë trafikuesi kryesor, ai është dënu vetëm 3 vite në burg, nuk kanë marrë asnjë masë, mu më kanë kërcënu me vite, ma kanë ndalu shkollimin e të gjitha, mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbetë, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”.

“Ata persona i përballë shtëpisë, janë fqinj me mu edhe nuk ka ditë, nuk ka natë që nuk bajnë familjarët e tij, se personi në fjalë nuk ndodhet aty, e familjarët e tij gjithmonë më provokojnë, po unë mundona me shiku rrugën teme e me vazhdu përpara”, shtoi ajo.