“Dhunoi nënën”, 25-vjeçarja mbahet në burg, Gjyshja: Vajza ime gënjen, mbesa nuk ka faj!

“Dhunoi nënën”, 25-vjeçarja mbahet në burg, Gjyshja: Vajza ime gënjen, mbesa nuk ka faj!

July 13, 2021 0

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën “Arrest me burg” për 25-vjeçaren Remilda Hajdinaj, cila u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Lënia në burg ka irrituar mbrojtjen, pasi avokatja e saj e ka quajtur një masë të pavend për faktin se e akuzuara ka paraqitur një raport mjeko-ligjor, i cili vërteton të kundërtën, pra që 25-vjeçarja është dhunuar nga e ëma. Për avokaten, është e paarsyeshme që si akuza dhe gjykimi nuk kanë pranuar të marrin si provë këtë raport, ndërkohë që dhe me sy të lirë shihen shenjat e dhunës në qafën e vajzës.

Nga dëshmia e gjyshes së 25-vjeçares, vajza e saj vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe se ka qenë pikërisht ajo që ka dhunuar të renë. Po ashtu mësohet se kjo e fundit ka nguruar që të denoncojë nënën. Ndërkohë që nëna ka denoncuar në polici 25-vjeçaren.

Gjyshja e Remildës, tha se mbesa është e pafajshme. Ajo e ka rritur vetë Ildën, siç e thërret shkurt, pasi e ëma e ka lënë të vogël dhe kish ikur në Francë ku jetoi afro 20 vjet. Ajo është kthyer para dy vitesh, duke shfaqur më pas dhe probleme mendore.

“Vajza e vogël ishte brenda, ndërsa unë isha te kopshti. Mbesa donte ta kthente nga rruga nënën e saj, por kjo e fundit u shtri te porta gjatë e gjerë. Thirrëm një gjiton që të na ndihmonte, dhe vajza ime e bëri mbesën sikur e kishin ngrënë qentë. Ajo e dhunoi. Vajza ime ka probleme. Fjalët i flet shqip mirë, por pastaj njëherë i jep si puna e lopës. Ajo ka jetuar në Paris për shumë vite. Ajo zemërohej një çikë dhe merrte. Vajza është sjellë shumë mirë me të ëmën. Një ditë vajza ime e ka dhunuar mbesën. Ildën e lindi ajo, por e kam rritur unë. Njëherë më miell, njëherë me sheqer. Unë e di se çfarë kam vuajtur. S’dua të rrijë në burg mbesa, gjynah nga Zoti”, tregoi mes lotësh e moshuara. /News 24/