Pas protestave në Lungomare, orari i muzikës shtyhet deri në 23:00, masat e tjera në fuqi!
July 19, 2021Kryeministri Edi Rama deklaroi që në mesditë se ora për lejimin e muzikës do të shtyhej me 60 minuta, e vetëm disa orë më pas vendimi i tij u ‘ligjërua’ nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në një konferencë për mediat, e vetmja masë lehtësuese u njoftua të ishte ajo për ndalimin e muzikës, ndërsa të tjerat do të qëndrojnë si më parë, pa ndryshme as për orën policore.
MASAT nga 1 Korriku
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën ndryshon, bëhet nga 22:00 në 23:00
• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Gjatë konferencës, drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi se Shqipëria ka shënuar incidencën më të vogël në rajon, por së fundmi ka pasur një rritje të lehtë të reasteve të infektuara. Sa i përket variantit “Delta”, Fico shtoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar edhe pse ka pasur zhvillimet të pazakonta të pikasura në laboratorët mjekësore.
Ndërsa mjeku Dhimitër Kraja ka folur lidhur me të shtruarit në spitalin Infektiv, për të cilët tregoi se janë të gjithë mbi 65 vjeç, të pavaksinuar dhe të pa infektuar më parë nga virusi. Megjithatë gjendja e tyre është e qëndrueshme pasi asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në reaminacion. Edhe njëherë të gjithë bënë thirrje për t’u vaksinuar si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar virusit.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19 dhe në total janë injektuar 1,052,108 të tilla. Nga të vaksinuarit, 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat antiCOVID.
revista.one/