Arrestohet në një lokal në Prishtinë Fjolla Morina, e dënuar në Shqipëri me 6 vite burg për trafik armësh

Arrestohet në një lokal në Prishtinë Fjolla Morina, e dënuar në Shqipëri me 6 vite burg për trafik armësh

July 19, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është arrestuar sot (e hënë) nga Policia e Kosovës. Ajo është vënë në pranga, pasi është hasur në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Fjolla Morina u la nga gjykata e Kukësit në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas ndalimit të saj në kufi në shtator të 2020-ës. Ajo u arratis nga shtëpia ku po qëndronte, edhe pse ishte shumë pranë Komisariatit të qytetit.

Ajo ka qenë e shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, me ç’rast edhe kjo ka qenë arsyeja pse përfundoi nën prangat e policisë mëngjesin e së hënës.

 Zëdhënësi i zyrës për informim në Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka dhënë detaje mbi këtë arrestim.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë Telegrafit.

Këngëtarja u dënua në mars të këtij viti nga Gjykata e Kukësit me nëntë vite burg, të reduktuara më vonë në gjashtë vjet heqje lirie.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Interpoli.

Janë publikuar pamjet e para të arrestimit të këngëtares Fjolla Morina në Prishtinë. Në videon e publikuar nga “Prive”, këngëtarja e njohur shihet me pranga në duar, ndërsa është e veshur me një fustan jeshil me lule, syze dielli ndërsa flokët i ka kapur.Fjolla shihet në shoqërinë e disa personave, teksa diskuton me policët. Ajo ndodhet përpara dyqanit që mban emrin e vajzës “Alayah”.

revista.one/