Mbetet ikonë mode: Stili i ri i Sarah Jessica Parker në xhirimet e “Seksi dhe qyteti”
July 25, 2021“Seksi dhe qyteti” është në pikun e xhirimeve, ndërsa herë pas here disa detaje nga skenari ose foto rrjedhin në publik.
Falë paparacëve, një gjë është e qartë për ne – e famshmja Carrie Bradshaw, edhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh, duket shkëlqyeshëm.
Statusi i ikonës së modës, të cilën ajo e fitoi në fillim të viteve 2000, do të bartet në sezonin e ri të serialit.
Carrie e famshme është ende adhuruese e takave të larta dhe e stilit elegant. Ajo e zbukuroi fustanin me një rrip efektiv me gjemba të mëdhenj metali, të cilët janë rikthyer në modë.
Stili i përsosur, i cili thekson figurën e saj të hollë, rrumbullakoset me një çantë saten jeshile të errët dhe me disa bizhuteri. revista.one/