U ndërruan në timon para aksidentit, mes 10 të vdekurve një nga shoferët, 40 të plagosur, 8 në gjendje të rëndë
July 25, 2021Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident afër Slavonski në Koraci, dhe të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e drejtonte autobusin në atë kohë, raporton ky medium.
Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.
“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.
Kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut, iu drejtua publikut pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Kroaci, nga i cili vdiqën 10 veta, të cilët ishin nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Ai tha se në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë autobusi,
“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën”, tha Trut.
Ai theksoi se 44 persona që ishin brenda autobusit janë pranuar në spitalin rajonal, tetë prej të cilëve të lënduar rëndë. Ai tha se katër prej tyre iu nënshtruar operimit.
“44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan”, tha Trut, duke shtuar se ka pasur edhe fëmijë në autobus.
Ai tha se nuk mund të tregojë nëse ka edhe fëmijë në mesin e 10 të vdekurve.
Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë për Express se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë.
“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.
Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit dhe rreth moshës së tyre.
“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.
Për aksidentin tragjik ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.
revista.one/