(Foto) Tea e “Për’puthen” del në Sarandë me të dashurin e ri

(Foto) Tea e “Për’puthen” del në Sarandë me të dashurin e ri

July 25, 2021 0

Ish-konkurrentja e “Përputhen” Tea Trifoni ka frekuentuar mbrëmë, bashkë me të dashurin e ri një lokal nate në Sarandë. Ata ishin me miqtë e tyre dhe pas daljes janë fotografuar bashkë të kapur për dore.

Madje vetë ajo ka postuar në Instagram një foto me partnerin, ku shihet vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij.

Ndërkohë, “iconstyle.al” ka siguruar foton dhe videon e parë të çiftit. 

Në një intervistë një javë më parë, Tea tregoi se i ka bërë përshtypje tek partneri i ri komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin. revista.one/