(VIDEO)Ja si e motivon trajneri xhudisten para ndeshjes në Tokio

(VIDEO)Ja si e motivon trajneri xhudisten para ndeshjes në Tokio

July 28, 2021 0

Xhudistja gjermane, Martyna Trajdos ka mbrojtur veprimin e trajnerit të saj për një shkundje dhe dy shuplaka para një dueli në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo ishte duke u bërë gati që të garonte ndaj hungarezes Szofi Ozbas në rrethin e 32-të, në kategorinë e femrave deri në 63 kilogramë.

Ndërsa po nisej drejt arenës, Trajdos ndaloi dhe u kthye me fytyrë nga trajneri i saj, Caludiu Pusa. Ai e kapi atë nga krahët dhe e shkundi, derisa e goditi edhe me dy shuplaka. Por Trajdos shkoi në Instagram për të mbrojtur trajnerin e saj dhe këmbënguli se ai po bënte vetëm atë që i kishte kërkuar.

“Mos u shqetësoni djem, kjo është vetë rituali që unë bëj para ndeshjes!” shkroi ajo dhe me poshte vazhdoi: “Duket se kjo nuk ishte aq e vështirë. Do dëshiroja të isha një titull tjetër për mediat. Siç e thashë tashmë, ky është rituali që unë zgjodha para garës”. revista.one/