Ish-Miss Shqipëria fillon punë specialiste në Ujësjellsin e Shijakut

Ish-Miss Shqipëria fillon punë specialiste në Ujësjellsin e Shijakut

July 31, 2021 0

Ish-Miss Shqipëria Zaimina Vasjari, këngëtare shqiptare që prej disa kohësh ka qëndruar e tërhequr nga muzika, së fundmi ka marrë një post pune në UKT.

Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja  është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës. Ndërsa prej datës 10 qershor ajo do të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Prej disa kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.

revista.one/