A do e lërë muzikën për fenë? Gold AG flet për deklaratën e Feros

A do e lërë muzikën për fenë? Gold AG flet për deklaratën e Feros

September 18, 2023 0

Ish-reperi kosovar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i cili u largua nga muzika për shkak të kalimit në fenë islame, nuk i shmangte dot as deklaratat. Një nga to ishte edhe që kur hyn komplet në fe e ke të ndaluar muzikën. Kjo u mor si një “thumb” direkt ndaj Gold Ag, i cili edhe pse është fetar ai vazhdon të merret me muzikë.

Së fundi lidhur me këtë ka folur gjatë një interviste edhe vetë Gold Ag.

“E kam dëgju ç’ka ka thënë Fero, jo ç’ka kanë thënë portalet, kushdo që e ka shpif atë lajm… edhe e kam pa që se ka pas për mua. Po ku me godit, hajt te ky se klikohet. Unë nuk prekem hiç, absolutisht. Prej tij nuk isha prekë nëse kishte me thënë edhe atëherë kur se ka pas Islamin primar, sepse e kam respektuar, e më ka respektuar gjithmonë. Në bazë të një hoxhe të Gjilanit, ai më thirri për me u taku. Me kënaqësi të madhe, gjithmonë. Derën e ka të hapur te unë, çdokush, jo veç ai”, tha Gold AG.

revista.one/