A do jenë Shqipja dhe Tea në ‘Big Brother VIP’? Eraldo Rexho flet për banorët që po rekrutohen

A do jenë Shqipja dhe Tea në ‘Big Brother VIP’? Eraldo Rexho flet për banorët që po rekrutohen

August 13, 2021 0

“Momentalisht unë punoj për një edicion super fantastik të Big Brother VIP. Jam shumë entuziast për këtë projekt”, deklaroi gazetari Eraldo Rexho në një intervistë për “Pushime on Top”.

Kështu, pas shtyrjeve nga viti në vit për arsye të ndryshme, më në fund ky program sheh dritën e nisjes në muajin tetor. Gjithçka nga përgatitjet që përfshijnë një staf të gjerë po mbahen shumë hermetike.

Si një prej personave të angazhuar në fazën para nisjes, gazetari Eraldo Rexho ka ndarë pak nga çfarë do të ndodhë.

Ai nuk ka pranuar të japë emra, por ka shtuar “unë mendoj se tashmë janë mbyllur 90 % e banorëve”.

I pyetur se a do ketë personazhe të “Përputhen” në program, ai tërthorazi i dha përgjigjen spekulimeve që qarkulluan gjatë verës në media me Shqipen dhe Tean si dy prej emrave që do jenë në këtë format “reality show”.

“Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në Big Brother VIP të edicionit të parë. Këtë di ta them me siguri” – deklaroi Rexho.

revista.one/