A do të ketë marrëdhënie intime në “Kepin e VIP-ve”? A mori pjesë Olta Gixhari? Olsa Muhameti tregon detaje nga xhirimet në Turqi
June 18, 2023E ftuar në “Mos i bjer me top”, Olsa Muahmeti ka ndarë më shumë detaje për publikun, në lidhje me formatin më të ri në Top Channel, “Kepi i VIP-ave”.
E pyetur nëse mund të kenë ndodhur marrëdhënie intime mes VIP-ave, gjatë periudhës së xhirimeve në Turqi në një resort luksoz, autorja e formatit shprehet se është e bindur që kanë ndodhur, por nuk i kanë xhiruar.
Erjola Doci: A do kemi dashuri?
Olsa Muahmeti: Ka pasur copëza, do të ketë. E quaj ka pasur sepse kanë përfunduar xhirimet.
Ronaldo Sharka: Por nuk janë pjesë e formulës ëë?
Olsa Muhameti: Jo nuk është pjesë e formulës. “Kepi i VIP-ave”, është formua shumë e thjeshtë me një fjali: Të rinj të cilët pushojnë pa rregulla në një resort luksoz dhe të gjitha këto elementë dhe kushtet në të cilat jetojnë, është shumë e bukur të shohësh se çfarë situatash do të gjenerojnë. Pra çfarë miksi do të sjellë ky miks personazhesh që jetojnë bashkë në katër vileta të ndëra, por që janë ngjitur me njëri-tjetrin dhe i bashkon pishina.
Ronaldo Sharka: Një pyetje e drejtpërdrejtë që vjen nga publiku, a do të ketë s*ks në “Kepin e Tundimeve”?
Olsa Muhameti: Seks mund të ketë pasur, por ne nuk kemi xhiruar gjë sepse nuk kemi qenë të fokusuar të ruajmë ata që bënin s*eks.
Ronaldo Sharka: Mund të ketë pasur?
Olsa Muhameti: Po besoj që edhe mundet, jam e bindur për këtë që ka pasur.
Ish-banorja e “BBV2” Olta Gixhari ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit, duke postuar foto nga pushimet e saj me familjen në Bodrum, pikërisht në vendin ku u bënë dhe xhirimet e formatit më të ri “Kemi i VIP-ave”.
Janë bërë shumë aludime se ajo do jetë pjesë e këtij formati, por autorja Olsa Muhameti e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se aktores nuk i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Kepit të VIP-ave”, por i është bërë një telefonatë që bëheshe pjesë duke pirë kafe me një nga personazhet. Ajo ka refuzuar duke thënë se është me pushime.
Ronaldo Sharka: Olta Gixhari është aluduar se do jetë tek “Kepi i VIP-ave” për shkak të disa postimeve që ajo ka bërë në Bodrum. Do të jetë Olta pjesë e “Kepit të VIP-ave”?
Olsa Muahmeti: Jo Olta nuk është pjesë e “Kepit të VIP-ave”, ne nuk ia kemi bërë një ofertë të tillë, ama pas ngacmimeve që Olta bëri me Instagramin e saj, se duket që e provokoi për të thënë që jam a nuk jam tek Kepi. I ka bërë stafi një telefonatë nëse është e mundur që të kishim një kafe me një nga personazhet dhe ajo tha që jam me pushime. Di që kjo është një bisedë e bërë jo nga unë dhe di që më është dhënë një përgjigje dhe nuk jam shumë brenda situatës.