“A do të martohesh me mua?”, Bardhi i propozon Sara Gjordenit live në emision
April 20, 2024Këngëtari i njohur Bardhi i ka propozuar për martesë moderatores Sara Gjordeni gjatë një interviste në “Cherry on Top” në Top Channel.
“Përveç nëna e fëmijëve, kisha dashur të ishe gruaja ime përjetësisht, do të martohesh me mua?”-pyeti Bardhi i emocionuar.
“Po, po, po dridhem” tha Sara mes lotësh.
Çifti i cili u njoh dhe u lidh Brenda shtëpisë së Big Brother së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi u konfirmua në “Cherry on Top”, ndërsa Sara publikoi dje edhe një video të barkut të rrumbullakosur.
Mallkime dhe kërcënime nga komentues
Ndërkohë, Sara zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.
“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara.
Ndërsa nuk la pa i kërkuar ndjesë edhe Kiarës për komentin e bërë ndaj saj.
“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”– nënvizoi ish-banorja e BBVIP.
Vdekja e babait
Për ndarjen nga jeta të të atit, Artur Gjordeni, me të cilin u shpreh se nuk kishte komunikuar kurrë edhe pse kishte tentuar vazhdimisht, e përlotur Sara tregoi momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.
“Kam qenë në një zyrë në atë moment dhe jashtë më priste Bardhi. Në një moment që kam dalë me dokumentaat në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë futemi pak në makinë se dua të tregoj diçka. Një nga autorët e Big Brother më tha dua të bëhesh e fortë sepse ka ndodhur diçka. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes. Nuk kam folur 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt. Sepse nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024, jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, jeta është shumë e shkurtër, hapjani telefonin sepse mund të ketë diçka për të thënë”- tha Sara.
Ajo zbuloi ndër të tjera se nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore për shkak të situatave që kishte përjetuar dhe sepse nuk dinte sesi mund të ishte përballja me familjarët e të atit.
“Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im”- u shpreh Sara mes të tjerash.
Ajo tha se i ka mbetur peng fakti që i ati nuk i kishte hapur telefonin gjatë gjithë periudhës që ishte përpjekur ta kontaktonte.
Kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave
E pyetur nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ajo tregoi se e kishin lënë përmes rrobave, edhe pse është rastësisht e ndaluar nga Vëllai i Madh që familjarët të kalojnë mesazhe brenda shtëpisë.
Sara tha se ajo me familjarët kishin lënë që kodi do ishte me xhinset.
“Ne e kishim lënë që kur Gabrieli do të vinte në shtëpi të më takonte, ngjyra e xhinseve do të tregonte si isha. Xhinset blu ishin ‘mos fol shumë se po përflitesh për keq’, xhinset e zeza ‘je për finale’ dhe xhinset gri ‘ke arrit për inerci në atë pikë të lojës’. Mua s’më erdhi për vizitë Gabrieli, dhe të shtëpisë sime nisën të më dërgonin xhinse në rrobat që sillnin për mua. Sollën pafund xhinse blu, që të mos flisja aq shumë, por unë nuk e kuptoja. Madje në një bluzë të bardhë kishin printuar fjalën ‘xhinse blu’, por unë asnjëherë se kuptova mesazhin”, tha Sara duke qeshur.
revista.one/