Lidi eliminohet nga Big Brother, Juli zgjedh të dalë me Eglën në televotim

Lidi eliminohet nga Big Brother, Juli zgjedh të dalë me Eglën në televotim

April 21, 2024 0

Publiku ka vendosur mes Liamit dhe Lidit!

Pas televotimit të hapur të martën, ka lënë shtëpinë e Big Brother Lidi, i cili u bë pjesë pak ditë më parë.

Kështu, Liami vazhdon garën. “Ndihem shumë mirë”, tha Liam.

Pasi mbërriti në studio, Lidi u shpreh: Gjëja që më pëlqeu më pak, kudo që prekje ishte zjarr. Prekje te Juli, një zjarr, te Egla po ashtu, te Heidi… Momente të bukura sigurisht momenti kur Romeo më shpëtoi.

Ndërsa Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të përfshirë dhe veten.

Këtë herë publiku do të pyetet cilin prej të dyve preferon.

Rezultatin për këtë televotim do ta dijë vetëm Juli, një avantazh që i jepet atij si lider.

Juli ka zgjedhur të çojë në votim veten dhe Eglën, për të kuptuar se cilin prej të dyve publiku preferon në këtë pikë të lojës.

revista.one/