A kushtoi 100 mijë euro bashkëpunimi me NOIZY-n? Gent dhe S4MM po grinden në rrjetet sociale

A kushtoi 100 mijë euro bashkëpunimi me NOIZY-n? Gent dhe S4MM po grinden në rrjetet sociale

June 19, 2021 0

Të rinjtë e po e paguajnë shtrenjtë famën e tyre në muzikë. Dy këngëtarë duke u grindur publikisht zbulojnë se sa ka kushtuar bashkëpunimi me NOIZY-n.

Disa ditë më parë në një intervistë, reperi nga Tetova, S4MM ka thënë se një artist shqiptar ka paguar 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n. Ai tha se Gent kishte paguar këto para për duetin me Noizyn që mban titullin “Shum Shum”.

S4MM dhe GENT filluan përplasjet në rrjetin social “Instagram”.

“Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, iu drejtua S4MM.

Sipas S4MM, këto para Noizy ia mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikuar me videoklip, e cila ka dy vite që është publikuar.

Në reagimin e tij Gent ka publikuar kontratën e bërë me Noizyn dhe OTR. Aty duket se ka paguar 23 mijë e 760 euro dhe jo 100 mijë euro.

Ai ka publikuar edhe disa foto ku ofendon S4MM dhe e krahason me një kafshë, por se S4MM ka thënë se pjesën tjetër 80 mijë euro i ka paguar ‘cash’ dhe ka qenë prezent aty.

Tashmë mbetet vetëm ndërhyjë NOIZY dhe t’u tregojë versionin e vërtetë.

revista.one/