‘A ta publikojmë këngën shqipe në verë?’ – Bebe Rexha zbulon një fragment të “Të dua”
May 31, 2023Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë në një të ardhme të afërt.
Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka lëshuar këngën në kompjuter.
“A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, dëgjohet duke pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.
Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”.
Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e disponuar teksa këndon drejtpërdrejtë gjatë lëshimit të këngës. revista.one/