Dea nuk “fshihet” më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin

Dea nuk “fshihet” më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin

May 31, 2023 0

Pas përfundimit të Big Brother Vip, Dea Mishel dhe Kristi Dragot, janë përfolur se mund të kenë një lidhje bashkë për shkak të kimisë mes tyre.

Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga dyshja, dhe pse Dea ka ironizuar sot me një postim duke thënë se është në një marrëdhënie me Kristin.

Së fundmi ajo ka ngacmuar ndjekësit në rrjete sociale me disa postime që ka hedhur në InstaStory.

Pas shumë aludimeve që janë bërë në lidhje me ta, ajo në një postim thotë se është në një marrëdhënie me Kristin.

“Na zbuluat…E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin”, u shpreh Hoxha.

Në një postim tjetër Dea theksoi se bëhet fjalë për në aspektin e punës, meqë do jenë në juri të një programi.

“Jemi në një marrëdhënie pune. Ndjesë se nuk e specifikova”, sqaron Dea.

E vërteta është se dyshja janë në një marrëdhënie, por jo dashurie. Ata do të jenë bashkë, pjesë e emisionit Sh-s on Top.

revista.one/