“Ah, si qenka dashnia…”, Donaldi e djeg natën e parë të daljes nga Big Brother me këngën që ia kushtoi Borës (VIDEO)

“Ah, si qenka dashnia…”, Donaldi e djeg natën e parë të daljes nga Big Brother me këngën që ia kushtoi Borës (VIDEO)

February 20, 2022 0

Aktori i njohur, Donald Veshaj doli i dyti në edicionin e parë të Big Brother VIP, por ai padyshim ka fituar simpatinë e publikut dhe fansa të shumë.

Kjo u dëshmua edhe natën e mbrëmshme (19 shkurt), kur aktori dhe ish-banori i shtëpisë së famshme ishte i ftuari special në koncertin e Fifit dhe Elgit Dodës në një nga klubet në Tiranë.

Së bashku me miqtë e tij, Elgit Dodën, Fifin, Kledin dhe binjakun e tij, Romeon, mbrëmjen e djeshme “e dogjën” në një nga klubet e Tiranës.

Fansat e Donaldit kanë publikuar në rrjetet sociale video nga kjo mbrëmje, ku aktori, Elgiti dhe Romeo shihen në skenë, teksa janë duke kërcyer dhe kënduar këngën “Toxic Love”.  Këngë të cilën ju të gjithë e dini që është një dedikim për Bora Zemanin dhe kjo nuk i shpëtoi ndjekësve.

Kujtojmë se, Donaldi nuk arriti që të dilte fitues nga shtëpia e vëllait të madh, pasi atë çmim e mori balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

revista.one/