“Ai bon be veç për mu”, Kida tregon këngën e re (VIDEO)

“Ai bon be veç për mu”, Kida tregon këngën e re (VIDEO)

September 24, 2022 0

Kida, ditë më parë surprizoi ndjekësit me lajmin, se së shpejti nga ajo do të kemi jo një por disa këngë të reja. Si duket një nga projektet e reja muzikore të këngëtares është pranë finalizimit. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kida ndau një pjesë të shkurtër të këngës rë re.

“Aii bon be, bon be, veç për mu bon be”, këndon KIda duke mos dhënë shumë detaje për projektin e ri muzikor.

Kujtojmë se këngëtarja Kida (Orhidea Latifi emri i plotë) ka arritur të bëhet artistja e parë shqiptare që tashmë ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube secila.

Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.

Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.

revista.one/