Bebe Rexha përlotet nga gëzimi kur kënga “I’m good (Blue)” renditet e para në Angli

Bebe Rexha përlotet nga gëzimi kur kënga “I’m good (Blue)” renditet e para në Angli

September 24, 2022 0

Bebe Rexha po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e ri muzikor “I’m good (Blue). Ajo e solli këtë këngë në bashkëpunim me David Guettan. Projekti në fjalë po qëndron i renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes.

E së fundmi, ajo ka shpërndarë një video në Instagram ku shfaqet e përlotur nga gëzimi. 33-vjeçarja njofton se kënga është renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar në ‘Official Charts’. “Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave”, tregon Bebe.

Bebe dhe Rexha dhe David Guetta-n kanë realizuar edhe një videoklip të veçantë të xhiruar në Ibiza të Spanjës. Kjo këngë për pak kohë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. 

revista.one/