“Ajo më pëlqen dhe…”, Donaldi i hap zemrën Einxhelit
November 30, 2021Donald Veshaj i ka dhënë fund dyshimeve. Ai ka një pëlqim ndaj Beatrix Ramosaj dhe kjo ka qenë e dukshme. Vetë aktori e ka pranuar publikisht diçka të tillë gjatë një bisede me Einxhelin. Donaldi ka thënë se ka pëlqim të madh ndaj saj dhe do që ta shijoj shumë këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Para se të hynim ne kemi dëgjuar një tjetër gjë, ajo mund të ndihet në siklet nga këto muhabete.
Donaldi: E di. Gjërat e mia i kam sqaruar me të gjithë, mua ajo goca më pëlqen, më pëlqen shumë dhe unë dua ta shijoj shumë këtë gjë, nuk dua që ta vë në siklet.
Kujtojmë që dyshja janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin, madje ditën e djeshme janë larë bashkë në dush dhe Donaldi e ka ndihmuar Triksën me flokët. Ata kanë qëndruar gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Donaldi nuk i ka ndalur përkëdheljet ndaj saj gjatë mbrëmjes së djeshme.
Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë afrimitet mes tyre, pasi një pjesë e madhe e ndjekësve besonin se Donaldi ishte ende i dashuruar me Borën, pasi ai e puthi kur ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip dhe më pas ai u kujdes që t’i jepte asaj varësen e tij për përvjetorin e lidhejs së tyre. Bora e ka mbajtur varësen dhe madje ka postuar foto me të, duke lënë të kuptohej se çifti mund të ishte ribashkuar, por për Donaldin me sa duket gjërat nuk janë më njëlloj. revista.one/