Trageti i Brindisit nuk arrin të ankorohet në Vlorë, 129 pasagjerë në det të hapur

Trageti i Brindisit nuk arrin të ankorohet në Vlorë, 129 pasagjerë në det të hapur

November 30, 2021 0

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Bindisi të mos ankorohet dot në Portin e qytetit bregdetar. Trageti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Vlorë dhe ka tentuar të ankorohet, ndërsa në bord ndodhen 129 pasagjerë.

Sapo është ankoruar, trageti i Brindisit ka këputur të gjithë litarët për shkak të erës së fortë dhe ka dalë përsëri në radën e Vlorës. Kapiteneria e Portit ka njoftuar që trageti do të presë në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike, të cilat do të jenë pas orës 12.00 të kësaj të marte.

Dallgët e shkaktuara nga erërat e forta dhe stuhia kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos ankorohet dot, duke lënë në mes të detit 129 pasagjerët, të cilët duhet të presin përmirësimin e kushteve, në mënyrë që trageti të futet përsëri në Portin e Vlorës. revista.one/