Tre aksidente në Dibër/ Vdes një person, 3 të plagosur (VIDEO)

Tre aksidente në Dibër/ Vdes një person, 3 të plagosur (VIDEO)

January 3, 2022 0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Në orën 11:30, doli nga rruga mjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën personi me inicialet E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe pasagjerët që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Nderkohe, dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.

Si pasojë e shtresës së akullit në rrugë, një makinë “Fuoristradë” dhe një tjetër “Suzuki” kanë dalë nga rruga. Pamjet nga vendngjarja: