Aksident në F1, Hamilton e shpëton Zoti, makina e Verstappen mbi kokën e tij

Aksident në F1, Hamilton e shpëton Zoti, makina e Verstappen mbi kokën e tij

September 12, 2021 0

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Formula 1, me Max Verstappen e Lewis Hamilton që janë përfshirë në një aksident.

Ngjarja ndodhi në Çmimin e Madh të Italisë, me dy pilotët që janë jashtë gare shkaku i aksidentit të pësuar.

Ishte fillimisht një start dramatik, me holandezin që kishte një fillim të keq, duke humbur vendin nga kolegu i tij Daniel Ricciardo, por ishte vetëm fillimi i ngjarjes dramatike mes Red Bullit dhe Mercedesit.

Verstappen fillimisht u la në pritje për dhjetë sekonda nga ekipi i tij në pit stop, gjë që merr kohë për dy sekonda.

Për shkak të vonesës, ai u pozicionua më pas në vendin e 11-të, duke ndjekur kundërshtarët që ishin pozicionuar para tij.

Këndi i goditjes së dy makinave ishte i rrezikshëm. Falë Zotit, Hamilton shpëtoi! Nëse makina e Red Bull do të zhvendosej edhe pak milimetra, koka e Hamilton do të fluturonte para.

revista.one/