Aksidenti/ 23-vjeçarja shqiptare humb jetën në Danimarkë, për 4 muaj diplomohej

Aksidenti/ 23-vjeçarja shqiptare humb jetën në Danimarkë, për 4 muaj diplomohej

November 16, 2021 0

Resmije Smajli, një studente 23 vjeçare shqiptare nga Vushtria ka humbur jetën në Danimarkë. Ajo është përfshirë në një aksident rrugor të premten dhe për pasojë ka humbur jetën. Vetë familja Smajli ka dhënë lajmin e trishtë.

Varrimi do të bëhet më datë 17 nëntor në Brondby, Danimarkë. Resmije Smajli ishte studente dhe për katër muaj do të mbaronte studimet në Universitetin e Radgiver.

Njoftimi i familjes:

Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby. Adresa: Brøndbyøstervej 180 – 2605 Brøndby

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazës në ora 12:00, janë të mirëseardhur tek xhamija në adresën:  Horsebakken 2 – 2400 København NV / Me respekt: Familja Smajli.

revista.one/