Aksidenti me tre viktima në Kashar, makina e bërë copë, gjak gjithandej në rrugë; Arrestohet shoferi

Aksidenti me tre viktima në Kashar, makina e bërë copë, gjak gjithandej në rrugë; Arrestohet shoferi

March 5, 2021 0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër-Kashar, ku humbën jetën dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, ndërsa i plagosur shoferi i mjetit me të cilin ata udhëtoni, dhe ai i afërm i viktimave.

Të vdekur nga përplasja e fortë e makinës me një mur pranë ish-Radiostacionit, mbetën dy vëllezërit Ismail Sula dhe Belul Sula, respektivisht 56 vjeç dhe 53 vjeç, dhe kushëriri i tyre Dashamir Dema 50 vjeç. Ndërkohë, në spital nën kujdesin e mjekëve është shoferi 29 vjeçar, Zija Murati, kushëri i viktimave.

Ky i fundit është arrestuar nga policia në spital në kushtet e flagrancës. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç”, njofton Policia.

Nga pamjet e mëposhtme, shihet se mjeti me të cilin udhëtonin viktimat dhe i plagosuri, është shkatërruar nga përplasja e fortë, ndërsa hekurat janë shpërndarë në rrugë. Gjithashtu, në vendngjarje dhe në murin ku u përplas makina ka ende njolla gjaku.

/revista.one/