(VIDEO) Aksidenti në Kukës, humb jetën babai, shpëton mrekullisht i biri

(VIDEO) Aksidenti në Kukës, humb jetën babai, shpëton mrekullisht i biri

April 17, 2022 0

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të dielë në Kukës.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, rreth 55 vjeç.Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë  të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. revista.one/